Frank Lampard duket se do të kthehet në shtëpi. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, ish mesfushori do të zyrtarizohet në orët e ardhshme si pasuesi i Maurizzio Sarrit në stolin e Chelseat. Pas eksperiencës së tij të parë si trajner me Derby Contyn që zgjati vetëm 1 vit duket se Lampard është gati të bëjë hapin e madh. Mes tij dhe klubit londinez është arritur një marrëveshje për 3 vite, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon. Në rast se arrin të rëndisë skuadrën mes katër vendeve të para do përfitojë 1 milionë euro më shumë.

Blutë gjithashtu do të paguajnë edhe 4.5 milionë euro derbit për të lënë të lirë teknikun.  Lmapard do të marrë me vete në Londër edhe asistentin e tij Jody Morris.

Ai mori drejtimin e Derby County një vit me pare dhe arriti që ta kualifikonte skuadrën deri në play offin e Champion Ship ku u eliminua nga Aston Vila.

Lampard  rikthehet tek Londinezet pasi luajti për 13 vite si futbollsit. Me fanellen e bluve ai arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, 3 herë Premier League,  4 FA Cup,  2 trofe të kupës së ligës dhe 1 trofe të Europa League.

Tv Klan