Frank Lampard është trajneri i ri i Chelsea. Klubi londinez zyrtarizoi marrëveshjen me ish-mesfushorin që për 13 vjet mbajti këtë fanellë duke fituar trofe në Angli dhe Europë. Ai është ende shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë fanellë, 211 gola. Lampard pas përvojës 1-vjeçare si trajner te Derby County në ligën e dytë angleze ndjehet gati për të drejtuar një ekip të rëndësishëm.

“Të gjithë e njohin dashurinë time për këtë klub dhe atë që kemi ndarë. Jam këtu që të punoj shumë dhe t’i dhuroj suksese të tjera.”

Sipas mediave angleze Frank Lampard do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Një tjetër legjendë kthehet, por në Itali te Juventus. Giggi Buffon do të luajë edhe për një sezon me bardhezinjtë. Pas 1 viti te Paris Saint Germain, Buffon u kthye në Itali ku u prit mjaft mirë nga tifozët. 41-vjeçari pritet të bëhet drejtues në klub, pasi të lërë futbollin e luajtur.

Tv Klan