Për të plotësuar dëshirën e tij, qindra makina sportive të pranishme gjatë funeralit

Një 14-vjeçar, i cili vdiq nga kanceri u nderua në një mënyrë tejet të veçantë nga qindra makina sportive që e shoqëruan gjatë funeralit të tij.

Alec Ingram nga Washington u shua në moshë fare të vogël, pasi humbi betejën me kancerin e kockave, osteosarkoma.

Ai ishte një adhurues i makinave dhe fondacioni “Soldiers Always”, u krijua nga një prej miqve të tij, për të mundësuar realizimin e ëndrrës së tij.

Alec kishte një dashuri të veçantë për makinat e mëdha dhe të shndritshme, madje një nga dëshirat e tij ishte të hipte në një Lamborghini. Ai ishte fëmija më i lumtur, edhe pse luftoi me kancerin për 4 vjet. Ai e donte familjen, i donte miqtë e tij, e donte Jezusin. Edhe gjatë sëmundjes, ai vazhdonte të ishte shumë pozitiv dhe i dashur”, tregon motra e tij Manley.

Përmes një droni u bë e mundur të kapej momenti i lëvizjes së makinave sportive nëpër qytet, për të nderuar Alec.

Mamaja e tij u shpreh: Ne duam të falenderojmë komunitetin tonë, fondacionin, kishën tonë dhe të gjithë ata që janë lutur për familjen tonë këto 4 vitet e fundit, gjithashtu edhe ata që kanë treguar një dashuri të madhe ndaj nesh që nga momenti që ai u largua nga kjo botë./tvklan.al