Muzika e tij frymëzoi shumë breza

Me në sfond tingujt e muzikës që e kthyen në një artist të pavdekshëm, familjarë dhe miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit Avni Mulës. Homazhet për Artistin e Popullit dhe Nderin e Kombit, që ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 92-vjeçare, u mbajtën në Universitetin e Arteve.

Zgjodhëm këtë vend sepse këtu filloi opera, këtu filloi arti lirik. Këtu është gjithë fabrika dhe uroj të vazhdojë përjetë fabrika e artistëve shqiptarë

Për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Avni Mula do të mbahet mend si artisti që frymëzoi shumë e shumë breza.

Avni Mula e nisi karrierën e tij artistike si tenor menjëherë pas diplomimit në Konservatorin Çajkovski të Moskës. Nder shqiptare ai do te të kujtohet përgjithmonë përmes këngëve ikonike “Valsit të  Lumturisë”, “Udhëtim në Pranverë”, “Vajza me Kaçurrrela”.

Tv Klan