Holli i Teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës mblodhi familjarë dhe artistë në lamtumirën e fundit për Fadil Hasën.

Aktori i humorit u nderua nga bashkudhëtarët e tij në estradë dhe kinema. Homazhe kryen qytetarë dhe politikanë.

Fadil Hasa u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare. Ai la pas me dhjetëra role interpretuar me mjeshtëri si në estradën e Durrësit edhe në shesh-xhirimin e filmave “Zëvendësi i grave”, “Mao Ce Dun” apo “Kronikë Provinciale”.

Tv Klan