Dy nga të rinjtë nga Kosova, të cilët humbën jetën në sulmin që ndodhi të premten në Mynih të Gjermanisë, do të të prehen në vendin e tyre, shkruan Klan Kosova.

Diamant Zabërgja 21-vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00, ndërsa, Armela Segashi  14-vjeçare, do të varroset në orën 17:00 në Podujevë.

Tre të rinj nga Kosova, Armela Segashi, Sabina Sulaj si dhe Diamat Zabërgja, ishin në mesin e 9 viktimave të sulmit të 22 Korrikut në Mynih të Gjermanisë, ku një i ri gjermano-iranian Ali Sonoboly, qëlloi më armë në një qendër tregtare./tvklan.al