Me skena tepër prekëse, aktorja Dilan Cicek Deniz (Sena) i jep lamtumirën sonte serialit “Çukur”, i cili transmetohet në Klan Plus.

Një e re me vullnet të hekurt, e cila arrin të bashkojë familjen Koçovali falë sakrificave të saj të panumërta, vjen koha që gjithçka e paguan me jetën e saj.

Ashtu siç thotë edhe vetë aktorja në postimin e saj të pas largimit nga seriali “unë nuk jam heroine”, por shton se “për të mbrojtur të dashurit nuk është nevoja të jesh hero”.

 

View this post on Instagram

 

Senayım ben! Benim için en özeliydi.. İki sezondur güzel ruhlarla çalışma fırsatım oldu. Büyüdüm, hem iş hem hayatla ilgili herkesten çok ama çok şey öğrendim. Beni hayatlarına alan,bana bu fırsatı veren ve beni destekleyen herkese çok teşekkür ederim. Sürekli kendimi geliştirmem için beni motive ettiniz. Yanımda oldunuz, sağ olun. Sena’dan da çok şey öğrendim. Güçlü olmayı, hayır demeyi, çok sevmeyi herkesi ama her şeyi. Son sahneye kadar yanımda olan ve bana çok yardımcı olan partnerime, ay yapıma, sevgili yönetmenlerimize, senaristimize, oyuncu arkadaşlarıma, abilerime, ablalarıma, babama, anneme, güzel kızlarıma fakat en büyük teşekkür ne kadar çok çalışsalarda, yorulsalarda işlerini en iyi şekilde yapan ve bunu yaparken iyi insan olmayı unutmayan tüm reji,prodüksiyon ve set ekibine… İyi ki varsınız, iyi ki.. Belki hiçbirimiz kahraman değiliz. Hele ben, hiç değilim! Sevdiklerini korumak için kahraman olmaya da gerek yok zaten. #çukur 🧜🏻‍♀️

A post shared by Dilan Çiçek Deniz (@dilandeniz) on

“Unë jam Sena! Për mua ishte më e veçanta. Prej dy sezonesh pata mundësinë të punoj me shpirtra të bukur. U rrita, si nga ana profesionale edhe jetësore e mësova shumë nga të gjithë. Falenderoj përzemërsisht të gjithë ata që më mbështetën dhe ma dhanë këtë mundësi. Më keni motivuar që vazhdimisht të përmirësohem. Mësova shumë edhe nga Sena. Si të bëhem e fortë, si të them jo, t’i dua shumë të gjithë dhe gjithçka. Falenderime për partnerin (Jamaç), Ay Yapim, regjisorin, skenaristin, aktorët, për nënën, babanë, dhe të gjithë të cilët më qëndruan pranë deri në skenën e fundit, por falenderimi më i madh shkon për regjinë dhe produksionin, të cilët edhe pse punojnë shumë e lodhen, nuk harrojnë të jenë njerëz të mirë. Sa mirë që ekzistoni, sa mirë… Ndoshta asnjëri prej nesh nuk jemi heronj, veçanërisht unë, nuk jam asfare! Për të mbrojtur të dashurit nuk është nevoja të jesh hero!”, shkroi Deniz në postimin e saj të lamtumirës.

“Çukur” do të vazhdojë transmetimin në Klan Plus, por tashmë pa një prej aktoreve kryesore. Jamaçi nuk do ta ketë më Sena-n në krah. /tvklan.al