Stilisti ndahet nga pasarelat pas 50 vitesh karrierë

Shfaqja nisi me një funeral simbolik, por lamtumira e Jean Paul Gaultier pas 50 vitesh karrierë nuk kishte aspak lidhje me trishtimin.

Ekstravagante, me shumë humor, sfilata e  fundit e stilistiti të njohur francez ishte një mozaik me muzikë, instrumentistë, këngëtarë dhe modë.

67-vjeçari kishte sjellë një koleksion që më tepër se për sezonin Pranverë-Verë, ishte nje homazh për punën e tij ndër vite, duke sjellë modelet më të bujshme të punës së tij ndër vite.

Gultier është hermetik mbi planet e së ardhmes, por ndarja me pasarelat do t’i japë kohë  për të punuar për koncepte të reja. Karrierën e nisi si nxënës i Pierre Cardin në moshën 18-vjeçare, kurse koleksionin e tij të parë individual e prezantoi në 1976.

Tv Klan