Lamtumira për karabinierin e vrarë në krye të detyrës

Lamtumira për karabinierin e vrarë në krye të detyrës

09:00 30/07/2019

Një oficer italian i policisë paraushtarake, që dyshohet të jetë vrarë nga dy adoleshentë amerikanë në Romë, u përshëndet si hero gjatë ceremonisë së varrimit në vendlindjen e tij pranë Napolit.

Mario Cerciello Rega u godit me thikë 11 herë pranë hotelit ku po qëndronin të rinjtë, ndërsa po hetonte një incident që kishte lidhje me shitblerje droge.

Funerali u mbajt në të njëjtën kishë në Somma Vesuviana, ku oficeri ishte martuar gjashtë javë më parë.

Një turmë e madhe jashtë kishës shpërtheu në duartrokitje kur arkivoli i oficerit Cerciello Rega, i mbuluar me flamurin italian, u soll brenda.

Kryepeshkopi Santo Marciano, në fjalën e rastit tha se 35 vjeçari Cerciello Rega jetoi dhe vdiq për të mbrojtur jetën e të tjerëve.

Adoleshentët nga Kalifornia, Gabriel Christian Natale-Hjorth, 18 vjeç, dhe Finnegan Lee Elder, 19 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje./VOA

Të ngjashme
UKT