Anëtarët e ekipit të xhirimit të serialit të ndjekur turk “Hakmarrje” kanë përgatitur një lamtumirë surprizë për personazhin kryesor, Jamurin, që u luajt nga aktorja Beren Saat.

Saat, e cila shkoi në ditën e fundit të xhirimeve me makinën e saj, u prit me trëndafila dhe tullumbace shumëngjyrëshe nga shokët dhe shoqet me të cilët punoi për muaj të tërë në realizimin e serialit.

Aktorja u prek tej mase nga kjo lamtumirë surprizë dhe i falënderoi një për një të gjithë pjesëtarët e ekipit.

“Kanal D” publikoi edhe fotot e fundit nga “Hakmarrje”, një prej serialeve më të ndjekur.

“Hakmarrje” në Shqipëri u transmetua nga Tv Klan me serinë e fundit që erdhi për shikuesit me 10 Gusht, ndërsa në Turqi xhirimet e serialit kishin përfunduar në muajt e ftohtë të dimrit, çka reflektohet edhe në veshjet e aktores dhe pjesëtarëve të ekipit xhirues. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”368″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]