Lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta së artistes dhe gazetares Hueyda El Saied në moshën 45-vjeçare ngjalli reagime të forta e prekëse nga personalitete të rëndësishme. Përveç personazheve mediatikë apo artistë, pati reagim edhe nga bota e politikës, ku i pari ishte Kryeministri Edi Rama.

Rama për Hueydën: Lamtumirë shoqe e vogël

Lamtumirë shoqe e vogël”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shkaku i vdekjes së El Saied ishte një sëmundje, për të cilën nuk dihen detaje të mëtejshme, përveçse luftonte me të prej disa kohësh.

“E doje jetën shumë”, Blendi Fevziu shpreh dhimbjen për Hueyda El Saied

Me anë të dy fotove të thjeshta në Instagram, Blendi ka postuar momente nga shumë vite më parë me Hueyda, e pasuar nga një tjetër i mëvonshëm në studion e “Opinion”.

Ishe e re dhe e doje jetën shumë për të ikur kaq herët. U prehsh në paqe Huejda…”, ka shprehur keqardhjen Blendi.

“O çfarë dhimbje…”Rudina Magjistari reagon për humbjen e Hueyda El Saied

’O çfarë dhimbje, Hueydë! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzëqeshjes tënde unike e shpirtit që s’tu ngrys në çast. Prehu në paqe, artiste’’, ka shkruar moderatorja e njohur Rudina Magjistari.

Alma Çupi, autorja e “Histori Shqiptare” shkroi në homazhin e saj: “Iku një buzëqeshje e bukur nga kjo botë”.

Bledi Strakosha ishte i pari që konfirmoi lajmin e vdekjes së vajzës së njohur të ekranit.

Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”

Për ndarjen nga jeta të artistes reagoi edhe Altin Hazizaj.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Hueyda nga sot je një engjëll në parajsë! Sa zemra e shpirtra ke prekur e iu ke dhënë dashurinë e mirësinë tënde, që e kishe të pakufizuar! Kemi folur deri vonë po asnjëherë nuk më the se sa serioze paska qenë kjo sëmundje! E kishim lënë të flisnim e për të më treguar kur të vije në Tiranë, por ti nuk erdhe më. Kjo është e fshehta jote më e madhe! Mirësia tënde nuk donte ta pranonte që këtë lajm ta ndajë edhe me miqtë e tu më të mirë! Një Zot e di sesa do të na mungosh! I love you”.

Arbër Çepani, një tjetër mik i Hueyda i ka kushtuar një shkrim me detaje shumë prekëse.

“E bukura ti… Do mbetesh në zemrën time si një ndër njerëzit më të mirë e pozitivë që kam njohur ndonjëherë… E kishim lënë do pinim raki e do çmalleshim kur të vije në Tiranë… Na këpute zemrën o çokollata jonë! Sa shumë mirësi i more kësaj bote këtë mëngjes me vete…”

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka ndarë bisedën e fundit me El Saied, ku duken mjaft të afërta e dashamirëse me njëra-tjetrën.

“Uh çfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin. Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s’ dua ta besoj!”

Olti Curri, një tjetër nga miqtë e saj në media, është shprehur: “Zoti u nxitua me ty”.

Hueyda e mirë! Nuk e besoj dot që po shkruaj fjalë lamtumire për ty. Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjinë, simpatinë dhe dashamirësinë tënde. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty. Të dua shumë dhe ti e ke ditur gjithmonë këtë gjë”.

Një tjetër që është bashkuar me dhimbjen e përbashkët, është këngëtarja Vesa Luma.

Aktorja Rudina Dembacaj ka ndarë një foto ku ka shprehur ngushëllimin e saj.

Do të të mbaj mend me ngjyra përherë”, tha një nga personazhet e njohur të kurimit të imazhit, Ardi Asllani.

Pati një postim edhe nga Vikena Kamenica, mexosopranoja e njohur./tvklan.al

Hueyda, një njeri plot jetë sot i është bashkuar Perëndisë në amshim. Do të na mungojë të gjithëve”, ka shkruar autori Albatros Rexhaj.

Bashkangjitur me foton e Hueyda, këngëtarja Jonida Maliqi shkroi: “Nuk e besoj dot“.

Balerina Klaudia Pepa postoi në InstaStory foton e ndarë nga Kryeministri Rama.

Reagime të tjera për ngjarjen e trishtë kanë ardhur nga Rona Nishliu, Oriola Marashi e Greta Koçi.

Shpirti yt i bukur u prehtë në paqe”, postoi këngëtarja Rosela Gjylbegu në InstaStory./tvklan.al