Kompania Life’s Good po del nga tregu i krijimit të telefonave inteligjentë.

Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore njoftoi këtë të hënë se do të mbyllë njësinë e prodhimit të celularëve, duke shënuar fundin e një epoke për tregtimin e Android.

Sipas LG Electronics, kompania mund të vazhdojë të shesë disa nga modelet e saj ekzistuese deri më 31 Korrik.

“Vendimi strategjik për të dalë nga sektori tepër konkurrues i telefonisë mobile do të lejojë kompaninë të përqendrojë burimet në fushat e rritjes, siç janë përbërësit e automjeteve elektrike, pajisjet e lidhura, robotika, inteligjenca artificiale dhe zgjidhjet biznes me biznes”, thuhet në deklaratën e LG.

LG kishte paralajmëruar për fatin e biznesit të telefonit në Janar, duke thënë se po shikonte të gjitha opsionet, përfshirë një shitje të mundshme të njësisë.

Vendimi për ta bërë publikë lajmin këtë të hënë u prit me një breshëri nostalgjie në mediat sociale, ku përdoruesit ndanë fotot e telefonave të tyre të parë LG./tvklan.al