Në një postim në adresën e saj personale në Instagram, këngëtarja Lana Del Ray njoftoi të dielën se po çaktivizon të gjitha platformat e saj të mediave sociale duke filluar nga e hëna.

Sipas saj, arsyeja është se po fillon disa gjëra të reja që me sa duket kërkojnë privatësinë dhe transparencën maksimale. Për ndjekësit është ende e paqartë se çfarë do të thotë kjo.

Gjithsesi Lana Del Ray shpjegon se ende do të prodhojë muzikë, do të shkruajë poezi dhe të gjitha produktet e tjera krijuese.

Nisur nga akuzat e shumta që janë adresuar kundrejt këngëtares në lidhje me gjykimet që supozohen të ketë kundrejt njerëzve me ngjyrë, artistja duket sikur ka vendosur t’u japë fund hapësirave ku mund të shpërndahen mendime negative.

“Shihemi në anën tjetër, fëmijë,” ka shkruar ajo në Instagram./tvklan.al