Lana Del Rey shtyu shfaqjen e saj në Izrael, deri sa të mund të performojë edhe për fansat e saj izraelitë dhe palestinezë. Aktivistët dhe fansat në Izrael i bënë thirrje këngëtares që të anullojë shfaqen e saj, në shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit ndaj palestinezëve.

Në fillim ajo tha se do të merrte pjesë në koncert pavarësisht debatit, por dymbëdhjetë ditë me vonë Lana lajmëroi se e ka anuluar konceritn.

Ajo reagoi me një postim në Twitter, duke thënë se për të është e rëndësishme që të gjithë fansat t’i trajtojë në mënyrë të barabartë.

“Për fat të keq nuk ka qenë e mundur që vizitat të bëhen në një kohë kaq të shkurtër dhe për këtë arsye unë nuk do të marr pjesë në Festivalin Meteor”,

shkruajti këngëtarja.

Lana Del Ray anulloi edhe në vitin 2014 shfaqjen në Tokën e Shenjtë, për shkak të luftës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Klan Plus