Këngëtarja amerikane Lana Del Rey ka reaguar për herë të parë rreth artisteve më të komentuara të momentit si Ariana Grande, Beyonce, Nicki Minaj, Cardi B, Camila etj.

Sipas Del Rey, fama e tyre ka ardhur pasi në të gjitha këngët që ato kanë publikuar flitet për lakuriqësinë, të qenurit seksi dhe rreth tradhëtive.

“Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë”, u shpreh Lana.

Pas këtij statusi, kur është përmendur emri i yllit të popit Beyonce, ndjekësit i janë kundërvënë Lanës. Sipas tyre ajo u sulmua më shumë pasi është me ngjyrë dhe këtë fansat e kanë cilësuar racizëm.

Lana Del Rey është detyruar që të sqarojë nga e para gjithë deklaratën, që sipas saj është keqkuptuar e gjitha dhe nuk ka të bëjë aspak me racizëm.

Klan Plus