Mbetjet ngelen nëpër mjetet e pastrimit

Edhe në Shkodër menaxhimi i mbetjeve është kthyer në një problem. Këtë të mërkurë, landfilli i Bushatit ka vendosur të mos pranojë asnjë mjet me mbetje nga Shkodra.

Arsyeja është së Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës e ka rritur me 600 lekë për ton detyrimin që Bashkia e Shkodrës duhet të paguajë për depozituar mbetjet. Por Bashkia Shkodër nuk e pranon këtë çmim dhe thotë se nëse institucionet nuk ndërhyjnë, do të shkohet drejt një katastrofë mjedisore.

Bashkia e Vaut të Dejës e konsideron si të nevojshme rritjen e çmimit, ndërsa Bashkia e Shkodrës thotë se mbyllja e landfillit është një formë presioni që të firmoset kontrata. Tarifa e re do të jetë 1500 lekë për ton nga 863 lekë që ka qenë deri tani.

Tv Klan