Silvana dhe Albana janë dy motrat binjake që kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin, “princin e kaltër” të show-t më të ri në TV Klan, Love Story.

Silvana, pas fjalëve përshëndetëse me 33-vjeçarin, u shpreh se ka bërë një sakrificë të madhe për të, pasi u kthye nga Italia dukë sfiduar pandeminë, vetëm për të takuar dhe njohur Saimirin.

“Quhem Silvana, jetoj në Milano dhe jam kthyer pas shumë vitesh në Shqipëri. Kam sfiduar virusin dhe pandeminë për të qenë këtu”, tha ajo.

Ndërkohë, Saimiri teksa e komplimenton, shprehet se kjo është sfida e parë që ajo ka fituar pasi do ketë edhe të tjera sfida me të.

“Kjo është sfida e parë që ke fituar dhe besoj se do kemi edhe shumë sfida të tjera bashkë. Je shumë e bukur”, i thotë ai.

Silvana  është 22 vjeçe, studente për gjuhët e huaja në Milano. Ajo punon si modele shoëroom-i te Elisabetta Franchi.

Silvana tregon se në moshën 12-vjeçare është larguar me familjen e saj nga Shqipëria. Silvana shprehet se shkon çdo ditë në palestër, pasi përveçse e ndihmon që të ketë një trup të bukur, i fal shumë kënaqësi.

Më tej ajo rrëfen se pamja e ka ndihmuar në çdo punë që ka bërë, por ambicia është arma e saj e fortë.

Sporti që i pëlqen më shumë është basketbolli./tvklan