Lara Colturi u rendit e pesta në garën finale të slalomit gjigand në Kupën e Botës që u zhvillua të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skiatorja e Shqipërisë realizoi kohën 2 minuta, 12 sekonda e 55 të qindtat në të dy zbritjet.
Një sezon shumë i mirë i saj duke kujtuar që të kaluarin u rendit brenda 25 të parë. Të enjten do të jetë gara e slalomit që mbyll sezonin 2024 – 2025 dhe përcakton klasifikimin e përgjithshëm për të gjitha disiplinat.
Tv Klan