Lara Colturi është skualifikuar nga Botërori i skive që po mbahet në Austri. Colturi garoi në disiplinën e slalomit, por u rrëzua, duke mos dhënë asnjë rezultat.

Colturi humbi kontrollin gjatë zbritjes së parë, teksa ishte në fundin e garës. Për pasojë, ajo u eliminua. Colturi, 18 vjeçe, është në Botërorin e saj të parë dhe vendi i 7-të dhe rriti shpresat për një rezultat të mirë.

Ajo ndodhej në një pozicion të mirë deri në momentin që u detyrua të lërë garën. Pavarësisht kësaj, ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për skiatoren kuqezi, me dy podiume në garat e Kupës së Botës që vijojnë ende.

Një skiatore që premton shumë për të ardhmen e saj.

Klan News