Skiatorja e Shqipërisë Lara Kolturi siguroi podiumin në slalomin gjigand të Ares në Suedi në Kupën e Botës për Skitë Alpine. Në vend të parë doli italiania Federika Brinjone, e pas saj neozelandezja Elis Robinson.
Vendi i tretë në këtë event për 18-vjeçaren italo-shqiptare Kolturi. Me paraqitjen e saj u konfirmua sërish si një nga skiatoret e reja më premtuese, ndërsa realizoi trajektore të sakta të shoqëruara nga një forcë fizike, që i dha mundësinë që të realizonte kohën 1:54.16, vetëm 1″43 larg Brinjones.
Për Kolturi-n është podium i tretë sezonal pas vendeve të dyta në Austri dhe Slloveni. Rezultati i arritur këtë të shtunë e ngjit Lara Kolturi-n në vendin e katërt në klasifikimin e slalomit gjigand në këtë sezon të Kupës së Botës.
Klan News