Largësia dhe distancimi mes partnerëve rrit dëshirën reciproke dhe kur ritakohen truri “ndizet”. Bëhet fjalë kryesisht për lidhje të konsoliduara dhe sa më e madhe koha e ndarjes, aq më shumë intensifikohet ndezja në imazherinë kompjuterike e një zone të trurit, që quhet Nucleus Accumbens.

Ky studim është kryer nga Universiteti i Colorados, për të kuptuar sesi disa marrëdhënie i rezistojnë kohës dhe mekanizmat që na lejojnë të perceptojmë një lidhje të caktuar si të rëndësishme, pavarësisht distancës gjeografike e kohore.

Grupi i studiuesve ka përdorur një teknike të avancuar për të vrojtuar trurin në tre faza të marrëdhënies dashurore në kaviet e laboratorit, gjatë takimit, çiftëzimit dhe bashkëjetesës, për të analizuar sjelljet.

Aktiviteti cerebral ishte konstant në të gjitha këto faza, por kur qëndronin të ndara për një kohë, në momentin e ribashkimit, në tru ndizej zona përkatëse në mënyrë të dukshme. Studiuesit thonë se ky proces, i dalluar për herë të parë, është rrjedhojë e çlirimit të substancave kimike si ositoksina, dopaminë, vazopressina, siç është konfirmuar edhe në studime të mëparshme.

Ky studim tregon edhe njëherë, se gjitarët, janë të predispozuar në mënyrë natyrale, për të krijuar e mbajtur marrëdhënie dhe kjo është arsyeja kryesore ndjesive të pakëndshme me të cilat njerëzit u përballën gjatë karantinës.

Klan Plus