Dëbimin e diplomatëve iranianë nga Shqipëria e ka komentuar edhe ish-Kryeminsitri Sali Berisha. Në një reagim në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë vendim të drejtë, por të vonuar.

“Të dashur miq, nga mediat mësohet se qeveria ka vendosur të largojë ambasadorin dhe një diplomat tjetër iranian. Ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinëve iranianë, që jetojnë si azilantë politikë në vendin tonë dhe që janë kundërshtar të vendosur të regjimit teokratik të ajetullahve. Në këtë kontekst mund të thuhet se largimi i tyre është plotësisht i motivuar, por dhe i vonuar”

, shkruan ish-Kryeministri.

Të mërkurën, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi dëbimin nga Shqipëria të Ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomati, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi terrorist në vendin tonë.

/tvklan.al