Kombëtarja nis nga sot punën për kualifikueset e Botërorit 2018. Fillimisht do të jetë miqësorja e së mërkurës me Marokun në Shkodër dhe më 5 shtator sfida me Maqedoninë po në “Loro Boriçi”. Për këto sfida Gianni De Biasi ka grumbulluar edhe Rei Manajn dhe Jahmir Hykën.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Do të luajmë me Marokun, një ekip shumë i përgatitur në këtë moment. Sa për grupin kualifikues, nuk është i lehtë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë ekip, duke nisur nga Maqedonia më 5 shtator, ku duhet të japim maksimumin. Manaj dhe Hyka janë grumbulluar. Ky i dyti e ka nisur mirë kampionatin dhe meriton një tjetër mundësi. Nga 3 shtatori do të vijë dhe Strakosha.

Në këto përballje mungon Arlind Ajeti, i dëmtuar. Ditët e fundit nga Kombëtarja ka patur largime lojtarësh. Disa futbollistë zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, por kjo nuk e shqetëson De Biasi.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

Nuk ka eksod lojtarësh ka lojtarë që u larguan, ndoshta edhe pse nuk erdhën në Francë dhe kjo ndoshta ka ndikuar. Ata zgjodhën të luajnë me Kosovën. Nëse nuk duan të luajnë me ne për zgjdhje personale.

Trajneri konfirmoi largimin nga Kombëtarja të Lorik Canës, duke vlerësuar kontributin e tij. Stafit të kuqezinjve i është shtuar edhe një mjek italian. Ai është Gianluca Stesina, i cili ka në karrierës bashkëpunim me Juventus dhe Torino. /TV KLAN