Pep Guardiola është shtrënguar të largohet nga Bayern Munchen. Strategjia e klubit për merkaton binte ndesh me idetë e trajnerit, sipas një lajmi të gazetës gjermane “Bild”.
Bayern synon që të arrijë rezultate ashtu siç ka bërë vitet e fundit, duke mbajtur nën kontroll financat dhe shpenzimet për blerjen e lojtarëve.
Javi Martinez është futbollisiti më i kushtueshëm i të gjitha kohërave te bavarezët, me 40 milionë euro dhe ky u afrua përpara se Pep Guardiola të merrte drejtimin e ekipit.
Verën e kaluar Guardiola kërkoi Angel Di Maria, por që kushtonte 63 milionë euro. Bayern në vend të tij i dha Duglas Costa për 30 milionë dhe huazimin e Coman për 7 milionë me të drejtë blerje, 21 milionë.
Një buxhet i ulët shpenzimesh bëri që Pep Guardiola të zgjedhë largimin dhe pritet që sezonin e ardhshëm të jetë te Manchester City, që shpenzon pa kufi për afrimin e lojtarëve.
Tv Klan