Kosovë – Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në Lagjen e Boshnjakëve, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Ky vendim është marrrë pas presioneve nga SHBA-ja dhe BE-ja se largimi i përfaqësresve të institucioneve serbe nga objekti komunal i Mitrovicës së Veriut mund të përshkallëzojë situatën.

Ambasada Amerikane kishte reaguar duke thënë se ky vendim i autoriteteve lokale në Mitrovicë nuk është marrë në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe janë në kundërshtim me kërkesat për shmangien e veprimeve që mund të tensionojnë situatën në veri.

Edhe Bashkimi Evropian kishte shprehur këtë shqetësim duke thënë se vendimi i udhëheqësve të Mitrovicës së Veriut është implimim i situatës aktuale në veri.

Përmes një njoftimi komuna kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

Afati i fundit për largimin e tyre nga objekti komunal ishte këtë të premte. Lista Serbe, përmes një deklarate, kishte bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

Tv Klan