Udhëheqësi i ri do të zgjidhet në datën 28 Tetor, Rishi Sunak, Pennty Mordaunt dhe Boris Johnson janë disa nga kandidaturat

Kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen pas mandatit më të shkurtër, më kaotik të çdo lideri britanik, për shkak të dështimit të planit të saj ekonomik që shkatërroi reputacionin e vendit.

Partia Konservatore, e cila ka një shumicë të madhe në parlament dhe nuk ka nevojë të thërrasë zgjedhje mbarëkombëtare për dy vjet të tjera, tani do të zgjedhë një udhëheqës të ri deri më 28 Tetor,  kryeministri i pestë i Britanisë në gjashtë vjet.

Kjo garë ka të ngjarë të vendosë ish-ministrin e financave Rishi Sunak kundër Penny Mordaunt , por gjithashtu mund të shohë kthimin e Boris Johnson, i cili u rrëzua nga posti i kryeministrit në Korrik, kur ministrat e tij dhanë dorëheqjen duke e detyruar atë të largohej nga detyra.

Një tjetër kandidat është edhe ish-analisti i Goldman Sachs, i cili u bë Ministër i Financave pikërisht kur pandemia COVID-19 mbërriti në Evropë. Kandidatë të tjerë të mundshëm si Suella Braverman që dha dorëheqjen të dhe ministren e tregtisë Kemi Badenoch. Ardhja e një kryeministri tjetër në Doëning Street dhe fillimi i një gare të re lidershipi  nënvizon se sa e paqëndrueshme është bërë politika britanike që nga votimi i vitit 2016 ku paraqiti planet për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Truss u zgjodh në shtator për të udhëhequr Partinë Konservatore nga anëtarët e saj, me mbështetjen vetëm nga rreth një e treta e ligjvënësve të partisë. Ajo kishte premtuar ulje taksash të financuara nga huamarrja, por kjo nuk rezultoi ashtu sikur ajo e priste teksa paundi ra në shifra rekord dhe ekonomia britanike u vendos në rrezik. Pas shkarkimit të Këasi Kuarteng, një ditë më parë ajo humbi të dytin nga katër ministrat më të vjetër të qeverisë, duke thelluar ndjenjën e kaosit në Westminster.

Një nga çështjet më të diskutueshme me të cilat përballen konservatorët është mënyra se si ata zgjedhin një udhëheqës të ri. Grupet brenda partisë kanë luftuar për drejtimin e vendit që nga votimi i Brexit.  Nga ana tjetër laburistët do të shtojnë përpjekjet për të ndaluar projektligjin e protokollit të Irlandës së Veriut.

Klan News