Jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia po vuan largimin e mjekëve. Në 10 vite, statistikat flasin për 10 mijë mjekë që kanë braktisur Italinë fqinje, për të jetuar e punuar në vende të tjera perëndimore. Dhe jo vetëm mjekët, por ikjes së tyre i bashkohen edhe 8000 infermierë të larguar jashtë vendit.

Ndërkohë që sipas statistikave të Komisionit Evropian për transferimet brenda kufijve të unionit, nga Italia numërohen çdo vit 1500 të diplomuar në Mjekësi, që largohen për studime të mëtejshme në vende të tjera. Pra një dëm i madh për Italinë, jo vetëm social e profesional, por edhe ekonomik. Sipas sindikatave të kësaj kategorie, shtetit italian, çdo mjek dhe formimi i tij i kushtojnë 150 mijë euro.

Sipas statistikave, mesatarja e moshës së mjekëve dhe infermierëve të larguar është nga 28-39 vjeç dhe destinacioni kryesor është Britania e Madhe, me 33% të rasteve, e ndjekur nga Zvicra me 26%. Arsyet kryesore e largimit nga Italia, sipas ekspertëve janë disa, ndër të cilat sistem më i mirë i meritokracisë, mundësi më të larta për karrierë dhe së fundi një pagë shumë më e lartë.

Klan Plus