i nxehti

Ndonëse mendohet se temperaturat ekstreme, mbi 40 gradë, që përjetuam gjatë mesit të muajt Korrik, nuk do të vijnë më, parashikuesit e motit thonë që vapa do të jetë prezente, edhe gjatë dy javëve të para muajit Gusht.

Temperaturat e larta, sipas mjekëve, bëhen shkak për lodhjen, infarktet e zemrës, konfuzionet dhe mund të ndikojnë në përkeqësimin personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Gjendur përballë këtij fakti, mjekët dhe autoritetet e Shëndetit Publik, bëjnë apel për kujdes.

Së pari duhet të eleminojmë daljen në orët e pikut dhe aktivitetin e lartë fizik.

Qëndrimi në shtëpi do të ishte ideal, nëse do të shoqërohej me një temperaturë ambienti 32 gradë celcius gjatë ditës dhe 24 gradë gjatë natës.

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve të freskëta apo ujit, do t’ju ndihmonte të mbanit trupin e hidratuar dhe të freskët.

Sa i takon ushqimit, mjekët na rekomandojnë të shmangim alkoolin, kafeinën dhe sheqerin.

Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, gjatë ditëve të verës, në ndihmë për të mbajtur larg rrezet e diellit na vijnë edhe veshjet. Ata rekomandojnë përdorimin e veshjeve të lehta, të gjera, me ngjyra të hapura dhe materiale pambuku.

Përdorimi i kremit mbrojtës, syzeve të diellit dhe kapeleve, nuk duhet harruar në momentin që vendosim të dalim jashtë.

Tv Klan