Afrim Qëndro nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm i Autortietit Rrugor Shqiptar. Ai do të kalojë në detyrën e zv/drejtorit, ndërsa në krye të këtij autoriteti është emëruar ish-ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato.

Këto janë lëvizjet e para pas ardhjes në detyrë të minitres së re të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Një ditë më parë dha dorëheqjen edhe Klodian Gradeci, administratori i OST-së, një prej dy kompanive publike të përfshira në skandalin me tenderat e kompanisë “DH Albania”.

Pas këtyre lëvizjeve reagoi edhe Partia Demokratike, që thotë se “fushata e shkarkimeve të drejtorëve të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit të qeverisë nga korrupsioni”.

Sipas PD, “një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin duhet ta çonte në drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së dhe çdokënd tjetër që vjedh, përfshi edhe përgjegjësit për skandalin e Unazës së Madhe”.

Tv Klan