Një rast për t’u përgëzuar ai i portierit të skuadrës së Newport, i cili respektoi anën profesionale por edhe atë familjare. Joe Day u largua me shpejtësi nga fusha e lojës sapo arbitri i ra bilbilit. Bashkëshortja e tij ndodhej në spital dhe po sillte në jetë vajzat binjake.

28-vjeçari ka marrë lavdërime edhe nga trajneri i tij për profesionalizmin e treguar. Portieri e kishte fikur telefonin para fillimit të ndeshjes.

Si profesionist që është, e fiku telefonin. Besojeni ose jo, nuk ja fsheha unë, por e fiku vet. Sapo përfundoi ndeshja, ai më tha ‘a mund të largohem të lutem’? Sigurisht që mundesh i thashë

“, është shprehur trajneri i Newport.

Përveç gëzimit që u bë babai i dy vajzave, Joe Day u largua nga fusha me kokën lart pasi skuadra e tij fitoi 2 me 0 ndaj Middlesbrough.

/tvklan.al