Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shkarkohet nga puna nënkryetar i Gjykatës së Tiranës Martin Deda. Me propozimin e ish-ministrit të Drejtësisë Thimio Kondi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot largimin nga posti numër dy të gjykatës së kryeqytetit të Martin Dedës.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë i mbushur me tone të ashpra. Martin Deda deri më sot dhe anëtar i anëtar i këtij këshilli ka reaguar ashpër ndaj ish-eprorit dhe kolegut të tij Kondi. Me largimin e tij nga çdo post në Gjykatën e Tiranës, Martin Deda gjyqtari që liroi Zani Caushin në sallën e gjyqit automatikisht lë dhe postin e anëtarit të Lartë të Drejtësisë.

Konflikti mes Dedës dhe Kondit nisi që ditën kur nënkryetari i Gjykatës së Tiranës la të lirë Zani Caushin duke e dënuar këtë të fundit me kohën e paraburgimit pasi vetë prokurori i çështjes Xhevat Hana kishte kërkuar lirimin e tij për mungesë provash. Por fatin e prokurorit Hana që u shkarkua nga eprori i tij Rakipi e pësoi dhe gjyqtari Martin Deda duke u shkarkuar kështu nga çdo lloj posti në drejtësinë shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj