Largohet nga puna mësuesja e cila dhunoi verbalisht e fizikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën “Shën Vasili” në Sarandë. Vendimi u mor nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare Lukovë, pas denoncimit të rastit nga emisioni investigativ Stop në TV Klan.

Në pamjet e transmetuara pak ditë më parë, mësuesja Miranda Bodini shfaqet duke dhunuar në mënyrë barbare nxënësit e vëgjël.

Paralajmërim për pushim nga puna iu komunikua edhe mësueses Anila Stamati, e cila siç shihet edhe në video, nuk reagon për asnjë moment.

Nuk është hera e parë që denoncohet dhuna e mësuesve në shkolla. Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në shkollat e Burrelit, Lezhës apo Gjirokastrës. Përveç fjalorit jo të denjë për nxënësit, mësuesit ushtrojnë edhe dhunë verbale dhe fizike.

Tv Klan