Mirsad Jonuz deklaron se nuk do kthehet më

Vllaznia do të luajë përballë Laçit pa trajnerin Mirsad Jonuz. Maqedonasi nuk do të jetë trajner i skuadrës shkodrane.

Pasditen e së premtes ai pritej nga futbollistët dhe stafi i tij për seancën stërvitore të radhës por ndihmësit e tij kanë marrë lajmin nga vetë trajneri se nuk do të kthehet më.

Tv Klan mëson se trajneri 58-vjeçar i ka dërguar një letër klubit duke i njoftuar largimin, duke qënë se kontrata e tij ka përfunduar më 31 Maj.

Jonuz ka kërkuar që të likujdohen detyrimet financiare të klubit ndaj tij dhe nuk ka munguar edhe urimi për të pasur sukses në pjesën e mbetur të sezonit.

Mirsad Jonuz, mori drejtimin e Vllaznisë në Korrik të vitit të shkuar. Nën drejtimin e tij shkodranët kanë bërë ndeshje të mira dhe tashmë gjenden në vendin e 6 të renditjes. Objektivi është qëndrimi në Superligë.

Tv Klan