Ai është një prej reperëve më të njohur shqiptarë megjithatë për të arritur deri këtu ka pasur shumë vështirësi.

Bëhet fjalë për Noizyn, të cilit që fëmijë i është dashur të përballet me racizmin.

Ai rrëfeu në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, se kur shkoi në shkollë në Angli, disa moshatarë i kërkuan të largohej nga tavolina pasi ishte refugjat.

“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë. Është kjo shoqëria shqiptare dhe jam shumë i lumtur që funksionon kështu. Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina. Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë”, tha Noizy.

Reperi dha edhe një mesazh për luftën kundër racizmit.

“Lufta nuk është bardhë dhe njerëz ame ngjyrë, por kundër njerëzve që janë racista dhe është gjëja më e poshtër që mund t’i bësh një personi”, tha Noizy./tvklan.al