Një banor në Bali, Indonezi është tmerruar teksa ka tërhequr perden dhe ka parë të varur në tavanin e shtëpisë së tij një krijesë të çuditshme.

Hari Toa mendoi se krijesa e cila ishte “mysafire” në banesën e tij  po qëndronte për të shmangur shiun e asaj mbrëmjeje. Ai nuk ka nguruar ta fotografojë dhe bëjë video të cilat i shpërndau në rrjetet sociale ku habia e atyre që e kanë parë ka qenë e madhe.

Askush nuk ka mundur te përcaktojë konkretisht se çfarë lloj krijesë është ekzaktësish. Disa kanë thënë se duket si një kandil deti me flokë dhe të tjerë si karkalec i tejdukshëm.

Hari Toa i cili është intervistuar pas publikimit të pamjeve ka thënë se e ka lënë krijesën të qëndronte në shtëpinë  e tij për vetëm një natë.

“Nuk kamë parë kurrë një krijesë të tille dhe jam nuk mendoj se në këtë zonë që unë jetoj të ketë krijesa të tilla. E kam lënë të qëndrojë vetëm një natë në shtëpi” , ka thënë Hari./tvklan.al