Liridon Latifi pas paraqitjeve të mira në Europa League me Skënderbeun, po tregon cilësitë e tij edhe me ekipin e tij të ri Akademia Puskas. 23-vjeçari realizoi golin e fundit në fitoren 3 – 1 ndaj Kaposvari Rakoczi në turin e parë të Kupës së Hungarisë.

Me këtë fitore Akademia Puskas kaloi në fazën e dytë të kupës. Mesfushori i Kombëtares u transferua gjatë merkatos së verës në skuadrën që ka ambicie në futbollin hungarez.

Më e me pak fat ishte Rubin Hebaj. Sulmuesi i Domzale shënoi gol në Kupën e Sllovenisë, por ekipi i tij u mund 3 – 1 nga Mura duke u eliminuar në turin e dytë. 19-vjeçari i formuar te Vllaznia ka shënuar 3 gola deri më tani në kampionat dhe kupë me Domzale. Sukses në Kupën e Kroacisë për Eros Grezda. Osijek mundi 6 – 0 ekipin Nehaj Senj me futbollistin e Kombëtares që realizoi një nga golat.

Tv Klan