Liridon Latifi do të luajë në kampionatin moldav prej sezonit të ardhshëm. Mesfushori i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren, firmosi për Sherifin e Tiraspolit, kampion i vendit.

Latifi më parë është aktivizuar me Skënderbeun, duke luajtur edhe në fazën grupeve të Europa Ligës dhe më pas me Ademinë Pushkash në Hungari. Sheriffi i Tiraspolit do të marrë pjesë këtë sezon në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Tv Klan