Lavrov anulon vizitën në Ballkan



Lavrov anulon vizitën në Ballkan

23:30 27/10/2020

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetor se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese. “Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka thënë kjo ministri.

Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor. Ai kishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht./REL




Të ngjashme