Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të tregoj se mund ta coj deri në fund dialogun me Kosovën. Nga kryeqyteti i Serbisë ai ka thënë edhe se Tirana me platformat dhe deklarimet e saj ka ambicie të qartë për Shqipërinë e Madhe. Ushtrinë e Kosovës e ka quajtur një rrezik dhe ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve.

 Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë: 

“Ne e dimë që BE kërkon njohjen e Kosovës. Ne i kemi besuar këtij procesi dhe shpresojmë se kolëgët në Bruksel do të mund të arsyetojnë besimin e dhënë. Nëse në dialog ftohen SHBA dhe Serbia e fton Rusinë, ne nuk do të rrimë anash”.

Presidenti serb është shprehur falëndërues për mbështetjen e Rusisë. Ka thënë se Serbia dëshiron paqe në rajon.

 Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë: 

“Ne jemi falëndërues për qëndrimin rus rreth të drejtës tonë ndërkombëtare. Ne e dimë që kemi një problem për ta zgjidhur, por zgjidhja nuk varët vetëm nga Serbia, për këtë duhet edhe gatishmëria e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian”.

Lavrov ka arritur në Serbi për 180 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në kohën kur ky vend është kritikuar për marrëdhëniet me Rusinë. Ai ka thënë se Rusisë nuk i pengon kontakti edhe me Lindjen edhe Perëndimin.

Tv Klan