Lavrov ironizon letrën e SHBA




Lavrov ironizon letrën e SHBA

15:25 27/01/2022

“Shpresë për dialog vetëm për çështjet dytësore”

Ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Chizhov është shprehur se frika për një pushtim rus ndaj Ukrainës është një “mesazh histerik” që po përhapet nga perëndimi. Ai ka këmbëngulur se Kremlini nuk ka synime të tilla pavarësisht trupave ushtarakë të mbledhur në kufi.

Uashingtoni ka bërë të qartë se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e panegociueshme përsa i përket mos anëtarësimit të Ukrainës në aleancë. Ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh se NATO së bashku më SHBA i ka përcjellë Rusisë propozime me shkrim për zgjidhjen e krizës.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov duke iu referuar pikërisht shkresës së përcjellë nga Washingtoni tha se përgjigjet e SHBA ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës dhanë shpresë për fillimin e dialogut serioz, por e gjitha kjo vetëm për çështjet dytësore. Ai shtoi më tej se do të jetë presidenti rus, Vladimir Putin ai që do të vendos për hapat e ardhshëm të Rusisë në lidhje me përgjigjet me shkrim mbi propozimet e SHBA dhe NATO-s.

Teksa aleatet ndërkombëtar po ndihmojnë Ukrainën në furnizimin me armë dhe municione, Gjermania ka zgjedhur të mos bëj diçka të tillë.

Berlini ka dërguar 5000 helmeta në ndihmë të Ukrainës, diçka që është cilësuar si qesharake nga kryebashkiaku i Kievit. Ai e ka ironizuar situatën duke pyetur nëse ndihma tjetër që presin nga Gjermania do të jenë jastëk.

Tv Klan











Të ngjashme