Vuçiç: Duhet të jemi të kujdesshëm në Washington

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov është larguar nga Serbia me disa porosi për Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian. Lavrov ka qëndruar dy ditë në Serbi për të bërë të qartë se Rusia do të jetë kundër ndarjes së Kosovës dhe ulëses në OKB. Një pjesë e shtypit serb konsiderojnë se Moska nuk është shumë e pajtimit për zgjidhjet e përmendura.

“Ne do të mbështetim çdo hap që ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për një zgjidhje të pranueshme në bazë të rezolutës 1244 dhe përmes Këshillit të Sigurimit”.

Vetë Vuçiç ka thënë se është i brengosur me disa informacione nga Moska, sa i përket ofertave që mund të vijnë për Kosovën.

“Në bazë të vlerësime të miqve tanë rusë, duket se do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Shtypi që është kundër zgjidhjeve të shpejta thonë se Rusia i ka çuar porosi Uashingtonit.

“Një përgjigje Uashingtonit që tenton të përshpejtoj çështjen dhe që në çdo mënyrë do të përfundonte me një lloj njohjeje”.

Presidenti Vuçiç pritet që para udhëtimit në Uashington të jetë në Moskë për të marrë pjesë në një paradë me 24 Qershor, por një ditë para do të ketë takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Tv Klan