LavrorMoska nuk ka për qëllim të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë. Këtë e konfirmoi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një interviste për televizioni publik rus.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë qëllim ose interes për të shkelur kufijtë e Ukrainës. Të drejtat e rusëve dhe rusishfolësve në Ukrainë do të mbrohen me mjete politike diplomatike e ligjore”, u shpreh Lavrov.

Deklarata e Lavrov erdhi pak orë pasi presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me homologun amerikan Barak Obama. Sipas deklaratës për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, presidentët diskutuan për zgjidhjet e mundëshme diplomatike të krizës. Plani amerikan u bën thirrje rusëve të tërheqin ushtrinë e pozicionuar përgjatë kufirit me Ukrainën si dhe të tërheqin trupat nga bazat në Krime. Putin citohet t’i ketë thënë Obamës, se rusët janë për zgjidhje diplomatike, por u tremben grupeve të djathta ekstremiste në Kiev.

Pas kësaj bisede telefonike, sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vendosën të takohen në djelën në Paris për të diskutuar kokë më kokë, për zgjidhjet e mundshme të krizës ukrainase.

Teksa diplomacia ndërkombëtare është vënë në lëvizje, ukrainasit përgatiten për zgjedhjet parlamentare të Majit. Pas hyrjes në garën presidenciale të Julia Timoshenkos, ish-kampioni i boksit Vitali Kliçko vendosi të tërhiqet nga gara presidenciale. Kliçko vendosi t’ia lerë vendin në garë biznesmenit të fuqishëm Petro Poroshenko. Sondazhet tregojnë se ai është aktualisht kandidati me popullaritetin më të lartë.