Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov ka deklaruar së fundmi se trupat ruse do të përgjigjen nëse do dërgohen raketa me rreze më të gjatë veprimi nga Britania e Madhe dhe SHBA në Ukrainë.

“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që Perëndimi furnizon Ukrainën duke kërcënuar Rusinë, do të përgjigjemi nëse neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse”, u shpreh ministri rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi.

Sjellim në vëmendje se Rusia ka pretenduar që neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë, por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si i pabazë./tvklan.al