“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës”

Situatën në Veri të Kosovës e ka komentuar edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti raporton se Lavrov e ka cilësuar situatën alarmante dhe se prej saj mund të provokohet një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës, pikërisht në vendin ku në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia.

Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane.

Tv Klan