Përbërësit

500 gr lazanja

500 gr kërpudha

200 gr panccetë

1.2 litra beshamel

1 thelpi hudhër

Vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë mirë kërpudhat dhe më pas i presim ato në feta.

Hedhim në një tigan vajin e ullirit dhe një thelpi hudhër dhe kavërdisim për disa minuta kërpudhat.

Marrim një tavë dhe shtojmë  një shtresë me beshamel, më pas shtojmë fetat e lazanjës, kërpudhat dhe panccetën. Hedhim sërisht një shtresë me beshamel dhe më pas vijomë me shtesa deri sa të mbarojmë. E fusim në furrë më për rreth 40 minuta në temperaturë 180 gradë./tvklan.al