
Lazanja me krepa
Përbërësit:
500 gr qumësht
250 gr miell
300 gr mish viçi
300 gr gjizë
100 gr djathë i grirë
100 gr kërpudha champignon
10 gr borzilok
10 gr rigon
2 thelpinj hudhër
2 domate
2 vezë
1 qepë
Majdanoz i tharë
Djathë mozarella
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht rrahim në një tas vezët, shtojmë në to kripë, piper,, borzilok, pak vaj ulliri dhe më pas miellin dhe qumështin. Pasi brumi të jetë gati, pjekim krepat dhe i lëmë të ftohen.
Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë trumzë, hudhra dhe qepë të grira dhe i përziejmë derisa të skuqen.
Presim mishin në feta shumë të holla, e rrahim me çekiç dhe e presim në kubikë të vegjël dhe më pas e shtojmë në tigan që të skuqet bashkë me hudhrat dhe qepët. Pasi të skuqen i shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë të ziejnë derisa alkooli të avullojë. Presim në kubikë mozarellën, shtojmë gjizën, trumzë, borzilok, majdanoz, vezët, kripë, piper, qumësht dhe e përziejmë derisa të përgatitet një masë homogjene. Në një tenxhere skuqim me vaj ulliri pak qepë, hudhër dhe kërpudhat, shtojmë kripë, piper dhe pasi të jenë gati i shtojmë në tasin ku përgatitëm mbushjen me mozarella. Gjithashtu në të njëjtin tas shtojmë edhe mishin. Gjithashtu shtojmë edhe tulin e domateve dhe fillojmë përgatisim lazanjën në tavë. Vendosim një shtresë krepa, mbi të mbushjen, sërish krepa dhe mbushje. Pasi të përfundojnë mbi tavë vendosim djathin e grirë dhe e fusim në furrë që të piqet për 35 minuta në 180 gradë./tvklan.al
