Përbërësit:

500 gr peta lazanje

400 gr bathë

400 gr patate

150 gr pançetë

100 gr parmixhano

30 gr majdanoz

2 degë trumzë

4 gjethe mente

1 qepë

Për salcën beshamel:

500 gr qumësht

100 gr gjalpë

100 gr miell

Pak arrë moskat

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim qumështin që të vlojë. Shtojmë në të pak trumzë dhe pak arrë moskat. Ndërkohë në një tigan vendosim gjalpë, shtojmë miell dhe do t’i përziejmë bashkë derisa të piqet pak mielli. Më pas i shtojmë në tenxheren me qumësht dhe e përziejmë derisa të bëhet krem. Pasi e heqim nga zjarri shtojmë në të pak mente, trumzë dhe majdanoz. Në një tenxhere me ujë vendosim bathët dhe patatet që të ziejnë.

Petët e lazanjës i kalojmë për pak sekonda në ujë të nxehtë, vendosim në tavë pak djathë të grirë, më pas shtrojmë një shtresë me petë lazanje. Mbi të krem beshamel, më pas patate, bathë, pançetë. Më pas bëjmë sërish një tjetër shtresë me petë, krem beshamel, më pas patate, bathë, pançetë dhe sërish petë, krem dhe djathë të grirë. E fusim në furrë që të piqet në 200 gradë për disa minuta dhe është gati.

/tvklan.al