Lazanja vegjetariane

Lazanja vegjetariane

15:09 16/09/2019

Përbërësit:

150 gr gjalpë

150 gr miell

100 gr borzilok

100 gr patate

100 gr karota

100 gr qepë

100 gr selino

100 gr domate

2 thelpinj hudhër

Për brumin:

200 gr miell

2 vezë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, kripë, piper, vaj ulliri, kurkuma dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë për disa minuta.

Në një tenxhere vendosim qumështin që të vlojë. Në një tjetër tenxhere vendosim gjalpin, pak vaj ulliri dhe i lëmë të shkrihen. Më pas shtojmë dalëngadalë miellin. Pasi të skuqet, miellin e shtojmë në tenxheren me qumësht, ndërkohë që vazhdojmë e përziejmë që të mos bëhet me kokrriza. Pasi masa të bëhet homogjene shtojmë edhe djathin e grirë. Ndërkohë hapim edhe petët dhe i lyejmë me pak miell.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrat e prera imët, shtojmë trumzë, patatet, qepën, selinon dhe karotat. I skuqim të gjitha perimet bashkë dhe në fund shtojmë domatet, pak salcë domatesh dhe borzilok. Kur perimet të jenë gati shtojmë në tigan edhe beshamelin dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Në një tavë vendosim në fund pak beshamelë, mbi të petë dhe një shtresë nga masa që përgatitëm me perime dhe beshamel. Vendosim sërish petë, mbi të sërish nga masa që përgatitëm me perime dhe beshamel dhe e fusim në furrë që të piqet në 180 gradë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT