LazaratKatër persona u përlasën me armë me një patrullë të policisë së Gjirokastrës në Lazarat. Rreth orës 21 të mbrëmjes së shkuar, patrulla e policisë tentoi të ndalonte një Mitsubishi që mban targa false të Korcës.

Por katë personat që gjendeshin në të nuk i janë bindur udhërit. Policia është vënë në ndjekje dhe ata kanë nisur të qëllojnë në drejtim të saj nga brenda makinës së tyre, sic provohet edhe nga gëzhojat e gjetura brenda automjetit dhe plumbave që kanë tejshpuar xhamat dhe karrocerinë.

Më pas, ata e kanë braktisur automjetin dhe janë futur në fshat. Në ndihmë të policisë, në Lazarat zbarkuan 5 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA. Në Gjirokastër ishte për këtë ngjarje edhe vetë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Artan Didi.

Brenda automjetit të personave që qëlluan forcat e rendit u gjet një armë zjarri, një fenelinë policie, gëzhoja dhe disa prova të tjera që janë përfshirë në dosjen hetimore.

Një automatik me fishek në gojë u gjet pranë automjetit. Përvec kontrolleve në fshat, policia ka ngritur edhe postblloqe në rrugën hyrëse të fshatit dhe disa akse të tjera rrugore.

Tv Klan