Barazohet rekordi i ekipit të Sven-Goran Eriksson

Lazio vijon me ecurinë pozitiv në Serie A. Fitorja e nëntë radhazi u arrit në fushën e Brescia me rezultatin 2 – 1.

Skuadra e Simone Inzaghi barazoi rekordin e ekipit të drejtuar nga Sven-Goran Eriksson në sezonin 1998-1999.

Një sukses përmbysje me Balotelli që shënoi për vendasit, ndërsa për miqtë realizoi 2 herë Immobile. Kështu sulmuesi i lacialëve shkon në kuotën 19 në kampionat, duke kryesuar këtë renditje. Lazio u favorizua edhe nga dalja e karton të kuq të mbrojtësit Cistana të Brescia në të 39’.

Një paraqitje pozitive edhe për Thomas Strakoshën. Nuk shkoi mbarë për Roma që pësoi humbje në shtëpi 2 – 0 nga Torino.

Belotti ishte protagonisti i takimit me golat e shënuar. Roma u ndal kështu pas 5 rezultave pozitivë, ku 4 ishin fitore.

Serie A po zhvillon takimet e javës së 18, e para për vitin 2020.

Tv Klan